Investime të shumta në fshatrat e Zhupës ,duke filluar nga muret mbrojtëse deri tek infrastruktura tjetër.
Kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini deh nënkryetarin komunës Visar Shehu, sot kanë bërë vizita të shumta në fshtarat e Luginës së Lumbardhit apo siq e quajnë ndryshe edhe rajonin e Zhupës, ku i panë nga afër projektet e realizuara në këtë rajon duke filluar fillimisht në fshatin Manastricë ku panë muret mbrojtës të lumit si dhe muret mbrojtëse të fushës sportive. Me këtë rast kryetari Haskuka tha se jemi këtu në fshatrat e Luginës së Lumbardhit dhe ne si komunë kmi bërë shumë investime por që skemi arritur të i përurojmë , Prandaj sot jemi së pari këtu në Manastiricë , pastaj do të shkojmë në Nëpergoshte, Mushnikovë e së fundi edhe në Reqan për ti pa nga afër të gjitha punimet e përfunduara apo edhe ato që pritet që ti përfundojmë, këtu kemi investime të përbashkëta edhe me qeverinë dhe kund të them se specifikimet janë të ndryshme tha kryetari Haskuka. Përderisa nënkryetarja Memnuna Ajdini tha se ky rajon ka përfituar një varg projektesh që në kohën kur ishte ministër Rasim Demiri, por edhe komuna e Prizrenit nuk është kursyer që të ndihmojë fshatrat e këtij rajoni, Banorët janë shumë të kënaqur me investimet dhe presim që edhe më tepër ta kanë këtë ndihmë nga komuna dhe Qeveria e Kosovës Derisa drejtori i shkollës së Mansitircës njëherit edhe kuvendar i ktij rajoni Azem Durmishi tha se disa nga investimet ishin nga Qeveria Haradinaj dhe ato të thuash të gjithë nuk kanë përfunduar, por unë po them se brenda këtij mandati ka pasur investime por edhe nevoja domosdo të shumta tha ai . Kurse po kështu sot delegacioni i komunës prirë në kryetari Haskuka vizituan e edhe fshatrat tjerë duke pa investimet në infrastrukturë në këto fshatra të Luginës së Lumbardhit