Ipeshkvi Dodë Gjergji uron myslimanët për Kurban Bajram: Të festojmë dhe të lutemi për ata që humbën jetën
Ipeshkvi i Ipeshkëvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit. Këtë festë ai e ka cilësuar si bashkim ndërvllazëror.Këtë e tha ai gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.Ai tha se në këtë festë duhet të lutemi për ata që kanë vdekur gjatë pandemisë.“Sakrifica është vlera dhe vërtyti i secilit besimtarë dhe dimë t’i kushtojmë rëndësi të veçantë. Është moment i mirë që në këtë dite feste bashkë festojmë dhe të lutemi për ata që kanë shkuar në amshim si pasojë e pandemisë”, tha ai.