Isa Mustafa: Nuk është momenti për zgjedhje të reja

0

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka theksuar se ai ka biseduar me Hashim Thaçin e Kadri Veselin për postin e presidentit, në mënyrë që vendi mos të shkoj në zgjedhje të reja.


Ai tha se është i gatshëm që të ulet edhe me PDK edhe me VV, që të flasin për postin e presidentit.

I pyetur se a do të jetë kandidati për president, ai tha se ende nuk e kanë diskutuar se kush do të jetë emri.

“Ne nuk kemi diskutuar në LDK për emra, as brenda LDK-së, as për emra të subjekteve tjera politike. Duhetn ta gjejmë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, në këtë situatë kemi kryeministrin e vendit dhe si parti nuk pretendojmë dy opozita. Ne nuk ikim nga zgjedhjet, i pranojmë edhe zgjidhjet si zgidhje”, ka thënë ai në një intervistë në RTV21.

Ai ka thënë se nuk është momenti për zgjedhje

“Në këtë kohë pandemie zgjedhje cilësore nuk mund të bëjmë”, ka deklaruar ai.

Mustafa e ka komentuar edhe gjuhën e Vetëvendosjes, që po e quan Qeverinë Hoti si jolegjitime.

I pari i LDK-së, tha se është Gjykata Kushtetuese, ajo e cila i ka dhënë të drejtë Qeverisë Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *