Isa Mustafa pas dorëheqjes largohet nga Kuvendi i LDK-së: Prishja e koalicionit me VV-në, ndër vendimet më të mira që kam marrë
Isa Mustafa ka dhënë zyrtarisht dorëheqje nga pozita e kreut të LDK-së.Ai pasi ka mbajtur një fjalim para delegatëve, ka dalë nga salla me ç’rast ka deklaruar se beson se mbas Kuvendit të sotëm dhe zgjedhjes së kryetarit të ri, LDK do të rikthehet fuqishëm si parti e parë.“Dhash dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së, ishte dorëheqje e parevokueshme dhe nuk u hap diskutim. Falënderova Kuvendin, anëtarësinë dhe strukturën e LDK-së për punën 10 vjeçare që kam bërë me ta. Kam besim që do ta zgjedh një krytar të LDK-së që do ta çojë LDK përpara, mbi bazat fundamendale është e themeluar kjo parti e qendrës së djathtë, parti e gjitha gjeneratave, kultivon parnterite të fuqishme me SHBA e BE, dhe parti që është cilësuar si shtetformuese që asnjë rast nuk duhet t’i mungojë skenës politike. Besoj fuqishëm do të kthehet në krye të vendit në të ardhmen”, tha Mustafa, shkruan Reporteri.net.