Isa Mustafa: Vetëvendosje po ja bën qejfin vetes me sondazhe
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se sondazhet e prezantuara nga disa institute nuk janë kredibile dhe se ende mungon profesionalizimi kur vjen puna tek prezantimi i sondazheve.
“Sondazhet i kemi marrë si informacione të cilat i kultivojnë dhe i prezantojnë ata që vetveten duan ta reklamojnë. Nuk kemi sondazhe profesioniste që tregojnë se kush është rezultati me të vërtetë. Vetëvendosje po ja bën qejfin vetes me sondazhe”, ka thënë ai.
“Gjykata nuk i shkruan ligjet, besoj që duhet të merremi vet me çështje politike pasi që nuk duhet të presim gjithmonë se cfarë ligji të ri po na shkruan kushtetuesja e cila duket se po del jashtë suazave të veta”, shton Mustafa në RTK.