Ish-ambasadori Bosch: Kosova ishte e ledhatuara e ShBA’së e BE’së, tash kjo ka ndryshuar
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se Kosova deri më tash ka qenë e ledhatuara e shteteve përendimore, veçanërisht e Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe e Bashkimit Evropian në përgjithësi. Sipas tij duket që tash është një ndryshim tek SHBA-të dhe BE-ja.“…por duket se tani ka një ndryshim dhe ne, natyrisht, mund të hyjmë më në detaje të flasim për këtë ndryshim, por ky ndryshim, natyrisht, që është dramatik, është shumë dramatik dhe sigurisht, diçka duhet bërë sa më shpejt që të jetë e mundur për të ndryshuar këtë prirje” – ka deklaruar Bosch në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”.