Ish-deputeti i AAK-së, që s’e votoi Specialen: I sollëm vendit dëme
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, anëtari i Kryesisë së AAK-së, Bali Muharremaj, thotë se vendi nuk ka pasur nevojë për Gjykatën Speciale.
Muharremaj, tani kryetar i Komunës së Suharekës, tha se nuk e ka votuar Speciale duke e konsideruar të dëmshme për vendin.
Tri karakteristikat kryesore që duhet t’i ketë vendi ku e blini banesën!
E SPONSORUARLEXO MË SHUMË
Sipas tij, UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë çlirimtare.
“Unë kam qenë deputet në parlamentin e Kosovës dhe nuk e kam votuar Gjykatën Speciale dhe nuk ka pasur nevojë për Gjykatë Speciale. Kemi bërë një luftë të drejtë çlirimtare kështu që ne na sjellë dëm kjo gjykatë, por besoj që edhe kjo do të tejkalohet gjë që kemi argument që ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare”.
“Ne nuk kemi shkuar për të luftuar në Serbi, por ata kanë ardhur për të luftuar këtu. Qëllimi jonë ka qenë me luftuar për vendin me pas demokraci si të gjithë popujt që jetojnë në Ballkan”, tha Muharremaj, për Ekonomia Online.
Muharremaj thotë se marrëveshjet e arritura së fundi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duhet të implementohen.
“Çdo marrëveshje është e mirë, mirëpo ato marrëveshje kur të nënshkruhet është mirë të implementohen dhe besoj që do të implementohen në të ardhmen. Kjo është e mirë edhe për qytetarët e Kosovës por edhe qytetarët e Shqipërisë. Pra kemi një bashkëpunim të mirë sa i përket zhvillimit ekonomik dhe do të krijojmë vende të reja të punës”, tha ai.
Mes tjerash, Muharremaj tha se këtë vit komuna e Suharekës ka pasur probleme me të hyrat vetanake.
Ai bë bërë të ditur se të gjitha projekte e parapara do të përfundojnë në afat të caktuar në mënyrë që në nëntor të nisin projekte e reja.
“Këtë vit kemi pasur problem me të hyrat vetanake jo vetëm komuna jonë ,por të gjitha komunat pasi që ka rënie në ekonomi dhe nuk mund t’i mbledhim të hyrat siç i kemi pasur të planifikuara sepse kanë qenë 2 milionë euro, mirëpo në të gjitha projektet janë duke punuar diku 42 fshatra dhe 44 vendbanime punohet edhe në qytet”.
“Ne këtë vit e kemi vetëm një problem për shkak të vonesave që na janë krijuar dhe rishikimit të buxhetit dhe nuk kemi pasur mundësi këtë vit të fillojmë në mars dhe kemi filluar me vonesë. Të gjitha projektet që i kemi planifikuar këtë vit do të përfundojnë. Dhe tash përgatitemi mbas muajit nëntor me projekte të reja”.
Muahrremaj thotë se janë strukturat e partisë ato që vendosin nëse ai sërish do të jetë kandidatë i AAK-së për kryetar të Komunës së Suharekës.
“Nuk jam kandidat i pavarur dhe i caktuar prej një partie politike dhe nuk vendoset nga unë, por nga strukturat e partisë. Nëse vendosin strukturat e partisë atëherë do të bisedojmë sepse ka kohë për këtë punë. Nuk vendos unë për këtë punë”, tha ai.