Ish-diplomati kosovar: Qeveria Kurti e ka humbur besimin tek aleatët, nuk shihet më si partnere
Ish-diplomati kosovar, Blerim Canaj, ka folur për raportin e Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Canaj ka thënë se Qeveria Kurti e ka humbur besimin tek partnerët dhe se po shikohen thjeshte si institucion që kanë fituar votën dhe që duhet komunikuar patjetër.
“Qeveria jonë e ka humbur besimin tek partnerët dhe natyrisht që nuk shikohen më partnerë, siç jemi mësuar ta shohim, por shikohen më shumë si institucion që e kanë votën e qytetarit dhe komunikohet vetëm me atë çështje që patjetër duhet të komunikohet”, ka thënë ai për T7.
Sa i përket dinarit, Canaj ka deklaruar se është vendim i drejt, megjithatë shton se do të duhej të merrej në koordinim me aleatët.