Ish drejtoresha Vjosa Kabashi jep dorëheqje edhe nga AAK-ja
Ish drejtoresha e Punës dhe mirëqenies Sociale Vjollca Kabashi pas dorëheqjes së parevokueshme nga detyra e drejtoresh, po sot në shenjë revolte pas deklaratës së degës së AAK-së ajo ka dhënë dorëheqje edhe nga AAK , anëtare e së cilës është që nga themelimi i kësaj dege, Ajo sot ka shkruar lidhur me këtë vendim si vijon më poshtë
‘’Te nderuar qytetare!
Pas reagimit te Degës se AAK-se ne Prizren jam e obliguar te reagoj, pas shumë viteve te angazhimeve ne degën e AAK-se ne Prizren , kam kontribuar me shume se 10 vite,ky ndryshim qe ndodhi ne këtë dege te AAK-se ne Prizren, ku ka beje me shume për interesin personal te Kryetarit te Degës se AAK-se ne Prizren. Ku po i njëjti ky kryetar me cilësi byroktatike (parti familjare) , është duke kërkuar nga drejtoreshat te holla qe ti mbajë zyret e AAK-së gjallë. Po ashtu ju njoftoj se po i njëjti person (kryetar i tanishëm i degës se AAK-se ne Prizren) ne çdo mbledhje iu ka bere presione anëtareve dhe zyrtarëve te AAK-se për te siguruar te holla për mirëmbajtjen e zyrës.
Ju njoftoj qe nuk jam më pjese e AKK-se dega ne Prizren aq me pak nuk i nënshtrohem ketij kryetari te ri , duket shumë e dukshme qe duke nisur ndodhitë ne parti është e pashmangshme te mos shohim ndodhi ne pushtet.
AAK-ja nuk ka qen model i PDK-se por me kryetarin e tanishëm është shëndrruar ne nëndegë zë PDK-ës , duke nisur nga kërkesat e pagesës e deri te abuzimet ne pushtet.
Ne si drejtoresha kemi pasur gjithmonë thirrje nga Kryetari i ri i AAK që tiu kërkojmë firmave buxhet -për ato firma qe donë të përfitojnë tenderët nëpër drejtoritë që i udhëheqim Ne. Unë nuk ua kam përfillur thirrjen se jam e edukuar që të jem gjithmonë e sinqertë me çdo qytetar andaj edhe kjo është performanca ime e pa korruptuar dhe e ndershme në raport me qytetarin!
E juaja
Vjollca Kabashi’’