Ish-këshilltari i Kurtit akuzon Ministrin Çeku: Po e shkel ligjin, do t’i drejtohem prokurorisë

                               Durim Berisha, ish këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka akuzuar ministrin e Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Hajrullah Çekun se po e keqpërdorë pozitën duke e shkelur ligjin.Këto akuza ai i bëri në lidhje me financimin që po e bën kjo Ministri gjatë kohës së Çekut.“Ministri Çeku e shkel ligjin me dy këmbët dhe kryen vepër penale, sepse duke keqpërdorur pozitën ai po i shkel njëjte sikurse Iber Alaj te drejtat tona dhe kundërligjshëm po financon persona qe s’kanë asnjë autorizim ligjor – përpos zhgaravinave te Iber Alajt”, ka shkruar Berisha në Facebook.Madje Berisha, që me profesion është jurist, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Prokurorisë së shtetit nëse MRKS nuk revokon memorandumin e nënshkruar me Federatën e Taekëondosë.“Nëse brenda javës MKRS nuk e revokon këtë memorandum dhe nuk e zbaton detyrimin ligjor qe rrjedhë nga Licenca qe na është dorëzuar, do t’i drejtohemi Prokurorisë se Shtetit”, shkroi tutje Berisha.