Ish-këshilltari zbulon për herë të parë atentatin e planifikuar për vrasjen e Kadri Veselit: Na paralajmëruan kroatët.
Blerim Latifi, dikur këshilltar i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka treguar se si ishte planifikuar atentat ndaj ish-kreut të Kuvendit, gjatë kohës sa ai po qëndronte për pushime në bregdetin kroat.
Latifi tha se për organizimin e atentatit ishin njoftuar nga shërbimi sekret i Kroacisë.
“Në vitin 2015 kam qenë në zyre të Kryetarit të Kuvendit, kryetari ka qenë në pushime në bregdetin kroat dhe na ka thirrë shërbimi sekret përmes institucioneve tona i Kroacisë, që ne kemi informacione se ka mu bë atentat kundër tij. Por e kemi një vështirësi nuk mundemi me identifiku kush”, tha Latifi në T7.
“Tani ai ka lëvizë me anije nga Kroacia ka kalu në Itali, në vitin 2015 ka qenë verë”, tha ai.
Latifi u shpreh se në atë kohë ishin alarmuar shumë shërbime të huaja.
“Janë alarmuar 4-5 shërbime, shërbimi italian e ka identifiku ku është e ka përcjellë në Tiranë shërbimi i Shqipërisë. Por kryetari ka dashtë mos me u publiku kurrë kjo punë”, u shpreh ai.