Ish-Komandanti i UÇK-së: Demonstrimi i forcës nga Specialja i panevojshëm-Shkruan:Hisen Berisha, komandant i UÇK –së nga Koshara
Berisha ka thënë se policët e Speciales nuk është dashur të demostrojnë forcë mëngjesin e sotëm.
h“Edhe kjo është në vazhdën e pritjeve, I kemi parë veprimet e njësive policore të Speciales. Për mendimin tim janë të tepruara, nuk kanë dëshmuar asnjë nga të thirrurit se bëjnë rezistencë. Është dashur në një mënyrë më të kulturuar”, ka thënë Berisha.
Tutje Berisha është shprehur se Gjykata Speciale duhet ta dijë se kanë të bëjnë me një doktor shkence dhe intelektual si Jakup Krasniqi prandaj demonstrimi i sotëm është I tepruar.
“Kosova e ka të freskët terrorin serb dhe mendoj se as institucionet vendore e as ndërkombëtare nuk duhet të sillen në këtë mënyrë. Ky demonstrim force është I tepruar, kanë të bëjnë me një doktor shkence. Ajo çfarë kam thënë është se së pari është dashur të sqarohet kërkesa kushtetuese e presidentit Thaçi për vazhdimin e mandatit dhe të mos mbetet gjykatë kontestuese”, është shprehur ai.
Avokati mbrojtës i Jakup Krasniqit, Valon Hasani, deklaron se aktakuza e Speciales është konfirmuar si dhe paralajmëron transferimin e Jakup Krasniqit në Hagë.
“Krejt çfarë mund të konfirmoj është që ka një bastisje… Aktakuza e cila është konfirmuar, tash duhet të transferohet zotëri Krasniqi në Hagë, besoj gjatë ditës së sotme”, ka deklaruar Hasani për KP.
Ndërkaq, pjesëtarët e EULEX-it po qëndrojnë në oborrin e familjes Krasniqi edhe në fshatin Negroc të Komunës së Drenasit, që është edhe vendlindja e Jakup Krasniqit, shtëpia e të cilit po bastiset edhe në Prishtinë.
Ndërsa, në shtëpinë e tij në fshat nuk ka bastisje, meqë po priten anëtarët e familjes.