Ish-komandanti i UÇK-së: Specialja ka qenë dhe është gjykatë e padrejtësisë, po gjykon ushtarët e UÇK-së
Ismet Tara, ish-komandant i Brigadës 124 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka kritikuar Gjykatën Speciale të Hagës, duke e quajtur një gjykatë e padrejtësisë. Ai ka reaguar ndaj dëshmisë së Predrag Dedic në këtë gjykatë, ku Dedic pretendoi se djali i tij u rrëmbye nga ushtarët e UÇK-së në vitin 1999. Tara ka mohuar kategorikisht këtë pretendim dhe ka përmendur një rast kur ai dhe disa ushtarë të UÇK-së kanë ofruar ndihmë në lagjen serbe në Rahovec.Ish-komandant i Brigadës 124 të UÇK-së, Ismet Tara, në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjinit, ka komentuar dëshminë e serbit, Predrag Dedic, në Gjykatën Speciale të Hagës.Hagë, dëshmitari Dediq flet për ndërtesën e zjarrfikësve në Rahovec dhe rrëmbimin e djalit të tijDedic, në Hagë ka pretenduar se në qershor të vitit 1999, i është rrëmbyer djali nga ushtarët e UÇK-së, e këtë e mohoi kategorikisht dhe e cilësoi gënjeshtër Tara, duke treguar një rast kur vetë ai dhe disa ushtarë të UÇK-së i kishin ofruar (Dedicit me familje) ndihmë për të shkuar në lagjen e serbëve në Rahovec, në qershor të ’99-tës. E për këto deklarime të Dedicit, Tara ka kërkuar nga Specialja që ta thërras dhe atje të ballafaqohet me të, pasi krerët e UÇK-së në Hagë nuk kanë lidhje me këtë rast, që po pretendon Dedic.“Unë kam kërkuar që të shkoj në Hagë, të ballafaqohen me personin në fjalë, sepse nuk ka të bëjë askush me atë person… Serbia ka informata për mua ma shumë se askush tjetër dhe kru e kanë parë e akne humbur rastin e me mu, kanë thënë t’ua bartim rastin krerëve të UÇK-së, që as lidhje nuk kanë më këtë rast. ”, ka thënë Tara.Në vitin 2019 Tara ishte ftuar nga Specialja për intervistim dhe sipas tij atje është intervistuar rreh 32 orë. Tara më tej, ka theksuar se siç ka thënë (në 2019) atëherë se Specialja është gjykatë kriminale dhe e padrejtësisë thotë është tash.“Unë kam qenë i akuzuar për tre raste… Edhe nuk kam dashtë me marr avokat… Unë kam dhen deklarata 32 orë, katër ditë kam dhënë deklarata. 14 marsi ka qenë ën atë kohë kur kam thënë se Gjykata është kriminale që po i gjykon ushtarët e UÇK-së edhe sot po them prapë nuk është në rregull nuk është gjykatë e drejtësisë, por, gjykatë e padrejtësisë”, ka shtuar Tara.