Ish-kryetari i Kushtetueses: Grevistët s’mund të disiplinohen e as të ndëshkohen 

                               Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori universitar, Enver Hasani, ka thënë se grevistët nuk mund të disiplinohen dhe as ndëshkohen. Ka thënë se standardet ndërkombëtare nuk lejojnë një gjë të tillë.Sipas tij, parametrat për të cilat vlerësohet një grevë dhe çka guxon dhe çka jo të bëjë pushteti e çka grevisti, kufizohen dhe vlerësohen në rrethana të caktuara.“Ato kufizime duhet të jenë transparente, të bëhen transparente edhe për publikun që unë nuk i shoh kur bëhet fjalë për çështjen e rrogave. Sepse disiplinimi ose sanksionimit i këtyre grevistëve përmes mjeteve ligjore është një prej standardeve ndërkombëtare dhe nuk mund të bëhet”, ka deklaruar Hasani në KTV. Aktualisht, sektori i arsimit dhe një pjesë e shërbyesve civilë janë në grevë derisa Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do t’ua ndalë pagat grevistëve me arsyetimin se kështu parashihet me ligj. Mirëpo, Hasani ka thënë se palët duhet të ndjekin rrugët ligjore ose mekanizma tjerë pasi politika nuk mund të bëjë vlerësime të standardeve ndërkombëtare për grevat.“Mendoj që palët duhet t’i ndjekin rrugët ligjore ose të kërkojnë një mekanizëm gjyqësor ose gjysmë gjyqësore siç janë arbitrazhet ose ndërmjetësimit e palëve të treta. Duke shtuat se politika nuk mund t’i vlerësoj parametrat ose standardet ndërkombëtare”, ka thënë ai.Duke folur për aspektin juridik-kushtetues të grevës, Hasani ka thënë se Kosova është i vendi i vetëm në rajon ku garanton organizimin sindikal, por nuk flet për të drejtat për grevë.