Ish LDK-istët, të pakënaqur me zgjedhjet e brendshme

                 Si subjekti më i vjetër politik kosovar, nga qershori i hyri rrugës për zgjedhje të brendshme.E nga shumica e Kuvendeve Zgjedhore të mbajtura deri tashti u rizgjodhën kryetarët aktual të degëve si në Pejë, Gjilan, Podujevë e Lipjan.Kjo për aktivistin e hershëm të kësaj partie, Skender Zogaj, tregon për atë se nuk është qëllim reformimi i LDK-së por diçka tjetër. Risi nuk pret as ish-LDK-isti, Berim Ramosaj, që shton se divergjenca pati çdoherë pas zgjedhjeve të brendshme.Partia e Lumir Abdixhikut po thuhet se nuk ka bërë lidhjen e gjeneratave duke qenë edhe përjashtuese.Pakënaqësitë e brendshme llogaritet se gjenezën e kanë te një proces i mëparshëm elektoral, ku u përdorën edhe tifoz të “Prishtinës”. Në këso fryme këta nuk presin që LDK-ja t`i bëjë konkurrencë partive tjera e të jetë gatshme për ta udhëhequr vendin.