Ish luftëtarët e  lirisë  evokojnë pjesë të betejës së 16 korrikut  të vitit 1998

              Zafir  Berisha ish komandant  i Zonës së  Vërinit sot, me rastin e Betejës së  16  korrikut,  evokoi  kujtimet e tija ai  tha  Atë ditë isha me Remzi Ademaj -Petritin dhe Xhevat Berishën në selinë e Shtabit në Jeshkovë duke u konsultua për disa aktivitetet luftarake. Duke biseduar, filluan të dëgjohen krismat e mitralozit…Kompania e Batalionit të parë në Tusuz ka pranuar luftën ballë për ballë me forcat e armikut pakë para mesditës. Krismat e luftimeve u dëgjuan në gjithë Rajonin Vërrinit që ishte i shpallur zonë e lirë e UÇK-së, ende pa dalë në oborr të Shtabit krismat e luftimeve u përhapen edhe në Kulla të Hoqës për të vazhduar edhe te Laku Billushës, Xhevati u nis menjëherë me një pjesë të ushtarëve të Policisë Ushtarake për në ‘’Tusuz,{{ ndërsa unë për te Kulla e Hoqës, kurse Remziu shkoi në drejtim të një pozicioni nga ku vërehej e gjithë vija e zjarrit.Kurse  një  pjesë të  evokime  për këtë datë  ndau edhe  ish komandanti i UÇK-së  Xhemshit Krasnai, i cili kujtoi edhe  disa  pjesë të  fillimit të  asaj beteje. .Edhe Dardan Berisha  evokoi  këtë datë që lidhet më  babain e tij  tashmë  hero i Kosovës.Kjo ishte  beteja e lavdishme që  do të mbahet mend  gjatë në kujtesën e  lavdisë  kombëtare .