Ish-missi kosovar dyshohet se përfitoi mijëra euro e Audi Q8 përmes shantazhit që i bëri një të martuari
Një ish-miss kosovar, me iniciale Z.B., i është caktuar masa e arrestit shtëpiak pasi e njëjta dyshohet se e shantazhoi me foto dhe video intime të dëmtuarin I.J. Sipas dosjes së Prokurorisë, ajo e ka kërcënuar I.J., se do t’i ndajë këto materiale me familjarët e tij, dhe në një moment edhe e ka brërë. Përmes shantazhit, Z.B., i ka marrë fillimisht 50 mijë euro viktimës, me shpresë që çështja të mbyllet mirëpo se shantazhi ka vazhduar, raporton Express, transmeton Reporteri.net.E njëjta ka vazhduar me shantazh, kështu duke përfituar edhe një veturë të tipit Audi Q8 në vlerë prej 70 mijë euro, si dhe nga 5 mijë euro të tjera për çdo muaj. I gjithë ky presion ndaj I.J., nga Z.B., u krye në një interval kohor prej dy vitesh, nga 2021 deri më 2023-ën.Tash, ish-missit të Kosovës, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji. Kështu ka konfirmuar Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj.“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me datë 10.10.2023, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, dhe ndaj të pandehurës Z.B., ka caktuar masën e ARRESTIT SHTËPIAK; në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri me datë 08.11.2023, për shkak të dyshimit zë bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale, Shantazhi nga neni 329, par. 2 lidhur me par. 1 të KP-së”, thuhet në përgjigjen e Lekajt.
Çka thuhet në dosjen e Prokurorisë?
Prokuroria Themelore e Prizrenit pretendon se “prej muajit gusht të vitit 2021 e në vazhdimësi deri më datën 08.10.2023, në intervale të ndryshme kohore në Prizren dhe Prishtinë, e pandehura Z.B., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo përsonin tjetër, e kanos të dëmtuarin I.J., se do t’i dërgojë fotot e tyre personale familjes së të dëmtuarit, me çka do të dëmtojnë nderin apo autoritetin e të dëmtuarit dhe në këtë mënyrë e detyron të dëmtuarin të kryejë veprime në dëm të pasurisë së tij”.
Z.B., sipas prokurorisë ka dërguar fotot e tyre intime tek familja e I.J.“I dëmtuari dhe i pandehuri krijojnë lidhje dashurie, gjatë muajit gusht të vitit 2021 derisa e pandehura kishte shkuar në SHBA, i kërkon të dëmtuarit 100 mijë euro për nevojat e saj, por i dëmtuari nuk ia dërgon shumën dhe kërkon ta ndërprejnë lidhjen, e pandehura e kërcënon se do t’ia shkatërrojë familjen. Në “Instagram” nga një llogari “N…n”, ia dërgon fotot intime tek bashkëshorja, djali dhe shokët e të dëmtuarit…”, pretendon prokuroria.
Pas rikthimit nga SHBA, ajo vazhdon ta kanos të dëmtuarin.
“Më pas në fillim të vitit 2022, e pandehura kthehet nga SHBA, derisa i dëmtuari ishte në një hotel në Prishtinë, aty vjen e pandehura dhe i drejtohet të dëmtuarit “çka të kam bërë ishte vetëm 30% dhe 70% kam gjëra që do t’i publikojë”, ke menduar se e ke përfunduar por unë akoma se kam përfunduar”, thuhet në dosjen e prokurorisë.
“Më pas gjatë muajit gusht të vitit 2022, i dëmtuari detyrohet që t’ia bëjë pagesën për blerjen e veturës Audi Q8, të pandehurës në shumën prej 70 mijë eurosh. Me kërcënimin që nëse nuk ia paguan veturën, do t’ia prishë dasmën e djalit”.
“Më datën 5 shtator 2023, i dëmtuari detyrohet që t’ia jap të pandehurës shumën prej 50 mijë eurosh, si kërkesë që të mbyllet kjo çështje”, thekson prokuroria.
Po ashtu e pandehura kërkon nga i dëmtuari shumën prej 5 mijë euro në muaj, që i dëmtuari të mos ketë pasoja familjare.
“I dëmtuari, nga kanosjet se e njëjta fo t’i dërgojë përsëri familjes fotot e videos intime, të pandehurës ia jep 5 mijë euro në muaj, deri në korrik 2023”, thuhet në dosjen e prokurorisë.
E pandehura ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak deri më 10 nëntor 2023.