Ish-shefi i CIA-s: Është një moment i rrezikshëm për botën, lufta mund të përshkallëzohet

A view of the North Portico of the White House, Wednesday June 14, 2017 in Washington D.C. (Official White House Photo by Joyce N. Boghosian)

                               Ish-shefi i CIA-s, Leon Panetta, tha në një intervistë për Der Spiegel se konflikti në Ukrainë mund të përshkallëzohet. “Ky është një moment i rrezikshëm për botën”, tha ai. “Një raketë e drejtuar gabimisht është e mjaftueshme për ta përshkallëzuar konfliktin në Ukrainë”.Para disa ditësh, ai i tha CNN se duhet unitet dhe shumë qëndrueshmëri për ta ndalur presidentin rus Vladimir Putin.“Putini është agjent i KGB-së dhe ka vepruar gjithmonë përmes pushtetit. Dhe ajo që ai kupton qartë është pushteti. Dhe Perëndimi, nëpërmjet sanksioneve dhe armëve të dërguara në Ukrainë, duhet ta tregojë fuqinë e tij. Ne duhet të tregojmë unitet”, tha Panetta.