Ish-Shefi i UÇK’së të hënën në Speciale si i dyshuar për krime lufte

0

Agim Çeku, ish-Komandant i Përgjithshëm i UÇK’së, do të dalë para Gjykatës Speciale të hënë si i dyshuar për krime lufte. Shkuarjen e tij e ka konfirmuar avokati kosovar i ish-Kryeministrit kosovar.

Agim Çeku, të hënën, do të intervistohet si i dyshuar për krime lufte, në selinë e Gjykatës Speciale në Hagë.

Çeku do të përgjigjet në pyetjet e prokurorëve të Speciales për periudhën e luftës dhe pasluftës dhe krimet që kanë ndodhur në atë kohë.

Shkuarjen në Hagë të Çekut e ka konfirmuar avokati i tij, Artan Qerkini.

Ndërkohë, Çeku kishte thënë se UÇK’ja s’ka bërë asnjë krim dhe se do t’i përgjigjet drejtësisë ndërkombëtare.

Sidoqoftë, Gjykata Speciale ishte themeluar për t’i hetuar pretendimet e senatorit zviceran Dick Marty, i cili kishte hartuar një raport me të cilin i përfshinte ish-udhëheqësit e UÇK’së në krime kundër njerëzimit deri te vrasjet politike të pasluftës.

Nga janari 2019 janë intervistuar më shumë se 200 persona, përfshirë ish-eprorë të UÇK-së, ish-deputetë, kryetarë komunash e qytetarë të thjeshtë.

Madje, ka një njoftim se aktakuzat e para kanë shkuar në Speciale ku janë nëntë ish-udhëheqës të UÇK’së në mesin e të cilëve edhe Presidenti aktual, Hashim Thaçi dhe Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli. Deri në tetor është koha kur do të refuzohet ose konfirmohet një aktakuzë e tillë e Speciales.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *