Ish-ushtari i UÇK-së shpërthen në lot, kujton vrasjen e 15-vjeçarit në Dubravë: Kurrë s’kam me ua falë
Ish-ushtari i UÇK-së, Arben Bobani, ka shpërthyer në lot derisa ka kujtuar masakrën që ka ndodhur në Burgun e Dubravës pas nisjes së bombardimeve të NATO-s.Ai ka kujtuar skenat e tmerrit të përjetuar bashkë me mbi 900 shqiptarë. Por Bobani thotë se nëse gjithçka do të falte në jetë, kurrë nuk do ta falte pushkatimin e një të riu.“Çfarëdo marrëveshje lë të bëjnë, çfarëdo, unë do ta marrë me rezerva. Ka qenë një i ri, as 16 vjet s’i ka pasë. Ai e kërkonte vëllanë e vet. I thoshim: Fshihu more! Ai doli në lendinë, e goditi në kokë, skenë që s’e harroj kurrë. Krejt ua fali atë djalë nuk ua fali kurrë”, është shprehur Bobani në Oxygen.Ai ka treguar se atë ditë të gjithë të burgosurit ishin rreshtuar dhe më pas kishin nisur të shtënat mbi ta.