Ish-zëvendësministri për vrasjet në Kosovë: Duhet të angazhohet edhe AKI-ja, kjo është shndërruar në problem kombëtar
Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka folur mbi ngjarjet e fundit në vend, ku është rritur numri i vrasjeve.
Ai tha se pjesën për parandalimin e rasteve nuk mund të kërkohet nga policia por edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, për të cilën tha se duhet që t’i ndajë të dhënat me mekanizmat konkretë.
“Pjesën për preventivën nuk mund ta kërkojmë vetëm nga policia por edhe nga AKI-ja që duhet t’i ndajë të dhënat me mekanizmat konkretë dhe qoftë t’i përcjellin recidivistët e pastaj të përcillen edhe te mekanizmat tjerë ligjzbatues, por edhe te gjykatat që të krijohet një praktikë unike e politikës ndëshkimore, sidomos ashpërsimit të dënimit për recidivistët e veprave penale, me theks tek vrasjet”, tha Hoxha në “Edicioni Special” në Klan Kosova.