Ishin në gjendje të rëndë, Milazim Krasniqi dhe gruaja e tij shërohen nga koronavirusi
Profesori universitar, Milazim Krasniqi dhe bashkëshortja e tij janë shëruar plotësisht nga koronavirusi.Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.“Lajm i gezueshem: nga sot edhe me rezultat jemi negativ, jemi te sheruar. Falemnderit te gjitheve per interesimin, solidarizimin dhe lutjet qe keni bere per ne. Ua kthefshim per te mire. Zoti ua shperblefte”, shkroi Krasniqi.Ndryshe, Krasniqi së bashku me gruan e tij u trajtuan për disa ditë në QKUK, për shkak të infektimit me COVID-19.