“Ishte një makth”, snajperisti britanik elitar tregon një moment të tmerrshëm të luftës në Kosovë

Ushtari britanik, Craig Harrison ka treguar përvojat e tija në vende të ndryshme të botës, ndër to edhe makthin që ka përjetuar në qershor të vitit 1999 në Kosovë, menjëherë pas hyrjes së forcave paqeruajtëse të KFOR-it.

Harrison ka shërbyer në Kosovë, në kuadër të KFOR-it britanik, gjegjësisht në regjimentin “Blues and Royals”.

Britaniku tregon se si kishin shkuar në një fshat të Kosovës dhe kanë kontrolluar disa objekte duke përfshirë një shkollë, ku ka përjetuar makthin më të madh në jetë.

“Morëm përsipër një fshat, pastaj shkollën e fshatit, ku dëshironim të bënim një bazë për ekipin tonë. Së pari duhet ta pastronim, dhe me kujtohet kur u futëm objektin e shkollës, ishte një korridor i gjatë me dyer anash, në fund të korridorit ishte një derë, me mua ishte dhe shoku ime Ronnie, dhe i thash më mbulo se do thyej këtë derë. Aty ishin gjashtë gra lakuriq, të gjalla, në një dhomë të errët dhe të mbuluara me gjak. Largova helmetën time, jelekun antiplumb, dhe ia armën time ia dorëzova shokut. Pasi gjëra e fundit që ato do donin është një uniformë me armë, pastaj i thash Ronnies të thërriste një ushtarake femër, në mënyrë që ti qetësonte ato paksa. Ne i kemi nxjerrë ato jashtë pasi i mbuluam me batanije të pastra. Ky ishte momenti më i vështirë në jetën time si ushtar”, pohoi ai, transmeton Telegrafi.

Harrison më tutje ka treguar se ka shërbyer si ushtar edhe në Afganistan dhe Irak, por që shërbimi në Kosovë ka lënë gjurmët më të thella.

Ndryshe, ai njihet si një ndër ushtarët që e ka kryer vrasjen prej një distancë shumë të largët. Një prej vrasjeve e ka kryer në një distancë prej 2.46 kilometrave ndërsa shërbente në Afganistan. /Telegrafi/