Islam Ukimeri, përsëri kandidat për Kuvendin Komunal të Prizrenit

0

Të nderuar: familjarë, shokë, miq, kolegë dhe qytetarë të Komunës së Prizrenit:

I’u njoftoj se do të jem përsëri pjesë e listës së Partisë Demokratike në Prizren me numër 4.Fillimisht falenderoj strukturat e nëndegës “Korishë” si dhe kryesinë e degës në krye me Kryetarin z. Shaqir Totaj, për besimin e dhënë, për të qenë pjesë e kësaj liste, si alternativa e vetme për të mirën e qytetarëve të komunës sonë.Në këto 4 vite qeverisje, Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, e ka degraduar skajshmërisht qytetin tonë, në çdo sferë të jetës.Për t’i zgjidhur problemet e shumta të krijuara në këto 4 vite të keqqeverisjes, Prizrenit i duhet një lider ndryshe, ku alternativa e vetme e dëshmuar për menaxhim të mirë në sektorin publik, është Kandidati i PDK-së z. Shaqir Totaj.Në këto 4 vite që po kalojnë, i’u kam përfaqësuar në Kuvendin Komunal, duke u munduar që të jem zëri i juaj.Kam ngritur çështje, kam shtruar shumë pyetje dhe kam përfaqësuar me nder Partinë Demokratike të Kosovës në Prizren.Në zgjedhjet e këtij viti, do të jem përsëri në listën e Partisë Demokratike, duke e kërkuar përsëri besimin tuaj, për të qenë pjesë e Kuvendit Komunal edhe në 4 vitet e ardhshme me numër 4.

Në këto zgjedhje do ta kemi Shaqir Totaj, me të cilin ne synojmë ta udhëheqim qytetin e Prizrenit, në mënyrë të ndershme dhe të përgjegjshme, duke i’a dhënë qytetit një udhëheqje që e meriton dhe për ta kthyer në binar qytetin tonë historik.

Me besimin në fitore e kërkoj mbështetjen tuaj.

Na priftë e mbara!

#PDK

#ShaqirTotaj

#IslamUkaj4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *