Islam Ukimeri- vetëm PDK përmes qeverisjes së saj të dëshmuar, mund ta kthejë në binar Prizrenin,
Mbrëmë, bashkë me Kryetarin e nëndegës “Lubizhdë” z. Sami Vehapi dhe me kandidatin z. Nehat Elshani, takuam banorë të fshatit Lubizhdë e Qytetit.
Ishte një bashkëbisedim shumë i frytshëm me ta, ku trajtuam shumë tema aktuale politike, me theks të veçantë për zgjedhjet e 17 tetorit.
Për PDK-në dhe kandidatin e saj z. Shaqir Totaj si Kryetar i ardhshëm i Komunës së Prizrenit, qytetarët kudo që po shkojmë, na japin mbështetje të madhe, sepse vetëm PDK përmes qeverisjes së saj të dëshmuar, mund ta kthejë në binar Prizrenin, i cili në këto 4 vite keqqeverisje, është degraduar nga VV dhe Kryetari në ikje Mytaher Haskuka.