Ismail Syla, e viziton Thaçin në Hagë, zbulon se çfarë biseduan
Ismail Syla, ish këshilltari i ish-presidentit, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme e ka vizituar ish-presidentin, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.Ismaili ka thënë se me ish-presidentin kanë biseduar për tema të ndryshme jetësore, përpos burgut, shkruan Reporteri.net.“Sot e vizitova Presidentin Thaçi në Hagë dhe u ndjeva mirë me fuqinë e lartë morale të tij. Ndonëse, mbahet padrejtësisht dhe pa faj në paraburgim, biseduam për të gjitha temat jetësore, përpos burgut. Nga aty shihet edhe një dimension tjetër i lirisë së Kosovës, çmimi i çlirimit të saj dhe bërja e shtetit të Kosovës. Shpreh bindjen dhe sigurinë që Presidenti Thaçi, ashtu siç doli faqebardhë në të gjitha fazat historike të Kosovës, do të del ngadhënjimëtar edhe përballë kësaj sfide!”, ka shkruar Ismaili.Ish-presidenti Thaçi, po mbahet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit të kaluar.