Itali: 22-vjeçari shqiptar vdes në një aksident
Një 22-vjecar nga Shqipëria ka humbur jetën si pasoj e një aksidenti me fatalitet në Itali.Ngjarja tragjike ka ndodhur saktësisht në rrugën Saronno-Monza, transmeton Arbresh.info. Një veturë e tipit Range Rover duke vozitur me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur në rreth rrotullimin në Piazza Tobagi, ku ka mbetur i vdekur Arnold Serishta nga Mamurrasi. Siç raporton mediumi italian, në veturë ndodheshin edhe dy persona të tjerë 18 dhe 23 vjeç.Në vendin e ngjarjes kanë shkuar autoambulanca dhe zjarrfikësit por nuk kanë arritur ta shpëtojnë 22 vjeçarin.