Iu përkeqësua gjendja”, detaje të reja nga vdekja e 12-vjeçares në Prizren.

                       Rreth vdekjes së 12-vjeçares L.Shala, në Pediatrinë e Prizrenit, janë deklaruar nga spitali i qytetit. Shefajet Berisha nga Spitali i Prizrenit, thotë se viktima ishte pranuar më 17 dhjetor rreth orës 23:45 në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, ndërsa sipas tij, gjendja e saj u përkeqësua të nesërmen rreth orës 14:55. Sipas tij, mjeku pediatër ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, duke thirrur në konsultë edhe mjekun kirurg dhe anesteziologun, megjithatë pavarësisht përpjekjeve dhe ndërhyrjeve të kryera, pacientja ka vdekur në orën 15:55.

“Më datën 18.12.2025, rreth orës 14:55, gjendja shëndetësore e pacientes është përkeqësuar. Mjeku pediatër ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, duke thirrur në konsultë edhe mjekun kirurg dhe anesteziologun. Pavarësisht përpjekjeve dhe ndërhyrjeve të kryera, fatkeqësisht pacientja ka ndërruar jetë në orën 15:55. Pas konstatimit të vdekjes, fillimisht është njoftuar familja dhe më pas rasti është raportuar në Policinë e Shtetit, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, duke ofruar bashkëpunim të plotë për zbardhjen e rrethanave të rastit. Rreth orës 19:10, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha Berisha. Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe ndau dhimbjen për humbjen e jetës së pacientes. Ndërkohë, e mitura do të varroset nesër në varrezat e reja në Mushtisht.