Ja kur pritet të dalin shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat dhe studentët
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se shtesa prej 100 euro për pensionistët dhe punëtorët e sektorit publik për muajin prill mund të ekzekutohet menjëherë, Por, për punëtorët e sektorit privat dhe studentet, duhet te hapet një aplikim.“Në radhë të parë do të jenë pensionistët që do ta marrin këtë mbështetje shtesë, pastaj do të jenë ata të sektorit publik, kurse për punëtorët e sektorit privat dhe studentët gjatë ditëve në vijim do të hapim procesin e aplikimit, pasi nuk i kemi të dhënat e llogarive bankare”, është shprehur Murati.