JA SI E PËSOI KIRURGU DR. AFRIM AVDAJ GJATË LUFTËS VETËM PSE I MJEKONTE TË PLAGOSURIT.-ËSHTË NJË HISTORI E DHIMBSHME.-Shkruan:Dr Salih Morina

0

– Dr. Afrim Avdaj, kirurg i përgjithshëm i cili, pas trajnimit në Sarajevë, ishte ftuar të kthehej në vendin e tij të lindjes Verrin një fshat 6 km prej Prizrenit, për të ndihmuar për ofrimin e shërbimeve mjekësore për ushtarët e plagosur të UÇK-së. Ai arriti më 2 maj 1998. Në mes të korrikut, deri sa ishte në spitalin shtetëror në Prizren ai kuptoi se tanket, ushtarët dhe automjetet e blinduara ishin në rrugë për të sulmuar pozicionet e UÇK-së rreth fshatit të tij. Spitali ishte mbushur me policë, por ai ia doli të largohej dhe të voziste tek shtëpia e një shoku. Një orë më vonë ai provoi të kthehej në fshat por ishte ndaluar dhe mbajtur nga policia së bashku me shumë të tjerë. Në qendrën e paraburgimit, ku ai ishte mbajtur në një dhomë së bashku me 50 të tjerë, policia erdhi me një listë të njerëzve për t’u liruar; Dr. Avdaj nuk ishte në mesin e tyre.

E transferuan në një dhomë të bërë për një person në të cilën mbaheshin tetë persona. Kishte aq pak ajër sa që njëri prej tyre u sëmur dhe Dr. Avdaj mendonte se të gjithëve do tu zihej fryma. Mëngjesin e nesërm e dërgojnë në burg dhe kishin rrahur keq. Rojat kishin bërë një vij dhe ai i shihte të burgosurit duke vrapuar në vijë deri sa rriheshin me shkopinj, me grushte, me pushkë: ai ishte kursyer. Gjatë marrjes në pyetje ai pa kabllot elektrike dhe ishte bindur se nëse nuk do të nënshkruante pranimin e kërkuar ai do t’i nënshtrohet shokut elektrik. Kështu ai nënshkroi deklaratën se ai ishte terrorist dhe se kishte vrarë një polic.

Dr. Avdaj ishte akuzuar për vrasjen e policit. Kur ishte sjellë para gjykatës tri ditë pas arrestimit ai kishte thënë se e kishte nënshkruar deklaratën vetëm për shkak të kërcënimit me torturë. Gjykatësi e aprovoi aktakuzën megjithatë dhe e dërgoi atë prapë në burg, ku ai qëndroi për më shumë se pesë muaj. Ai nuk ishte në gjendje të siguronte ushqim të duhur dhe ujë dhe tha se ishte aq i dëshpëruar sa që kishte kërkuar nga përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) të cilët i kishin vizituar të burgosurit që t’i jepnin helm. Më në fund, më 22 dhjetor, Dr. Avdaj pati seancën e tretë dëgjimore dhe ai prapë mohoi gjithçka. Deri sa po i afrohej gjashtë muajve, periudhës maksimale të paraburgimit pa gjykim, gjykatësi e liroi atë. Dr. Avdaj tha se përkundër të gjitha torturave dhe pranimeve autoritetet serbe kurrë nuk e kishin kuptuar se ai kishte punuar si mjek për UÇK-në dhe nuk e kishin akuzuar me një vepër të bazuar në atë punë.

Ai u kthye në fshatin e tij dhe shpejt shkoi në Sarajevë, ndonëse familja e tij qëndroi në fshat. Në mars fshati ishte sulmuar përsëri dhe vëllai i tij ishte arrestuar dhe nuk është parë më prej asaj kohe. Ai e përshkroi serinë e ngjarjeve si shumë të vështirë për t’u përballuar emocionalisht. Sidoqoftë, më 2002 ai u kthye për të jetuar në Prizren, ku sot ushtron praktikën e kirurgut./qrndrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *