Janë tri palë varre të krushqve në komunën e Prizrenit që ende respektohen e bile edhe nderohen me ndezje qirinjsh

0

     Në gjithë Komunën e Prizrenit tashëm  dihet se janë tri lokalitete  që kanë varre  të  krushqve  ne Has vetëm në fshatin Romajë ka pasur “Vorre të krushqve” sepse atje thuhet se ishin takuar krushqit dhe u vranë deri tek nuset  që i kishin varret e ndara nga krushqit. Kurse   të  moshuarit tregojnë se varre   të krushqve ka pasur  edhe në fshatin Zoj  dhe në Piranë. Pleqtë hasjanë  tregojën se kur janë prishur ato varre në  Romajë  ka pasur eshtra dhe ajo që ende flitet në këtë fshat ishin varret e nuseve që ende ishin ruajt flokët dhe  dhëmbët bashkë me disa stoli, Thuhet se vetë banorët  e këtij fshati patën rezistuar shumë që mos të prishen këto varre, Por, pushteti komunistë nuk i kishte pyetur dhe i kishte kërcuar keqas.  Derisa pjesa  e varreve të  krushqve  tek Lisat e Zojzit dhe në Piranë tek arat”Pas kishe” akoma mbeten si një  trashëgimi e ruajtur.
 

            Si në gjithë  hapësirën shqiptare edhe në komunën e Prizrenit thuhet se kishte varre të krushqve, Ato janë në fshat n Zojz, mbasi  ky fshat ka një  histori të lashte burrërie    sepse aty  ishte vendtakimi  i pajtimeve”Lisat e  Zojzit”. Po kështu në fshatin Piranë  që  dikur thuhet si ishte një fshat që kishte  pasur një zhvillim të hershëm historik. Agim Ndroqi, një burrë  mbi të 90  para  një vti  lidhur me  këto varre të Piranës   pati treguar një  ngjarje të dhembshme, Ai kishte  dëgjuar këtë  histori   nga  i ati Haki Ndriqi. Në  këtë varre  kishte dëgjuar se ishin vra mbi 200 krushkë, pastaj në fund edhe nuset u detyruan të  vriteshn, Por para se te vdisnin kishin lënë amanet që aty të ndërtohej një kish shqiptarë , Andaj edhe sot ka një lokacion që  quhet”Arat e paskishës” . Kjo histori  ishte e përhapur të thuash në  shumë  fshatra të  Durrësit për rastin e Piranës, por  vete piranasit  kishin pak njohuri lidhur me këtë  rast., Derisa në  Has ka vetëm në fshatin  Romajë.Historia e varreve të krushqve  është  histori e njohur ndër shqiptar dhe të thuash se rrallë ka krahinë që nuk i kishte varret e krushqve, Në komunen e  Prizrenit flitet më  tepër për “Vorret e krushqve” në  Roamjë të Hasit. por që banorët ende nuk  janë në gjendje të saktësojnë saktë vitin e prishjes per të gjithë e dimë se në kohën e Rankoviqit janë prishur ato pra rreth viteve 1966 deri 1969 .Banorët  e këtushëm si Mixha Din, mixha Zenun e po kështu edhe stjudjuesi i etnologjisë  prof  dr Nexhat Çoçaj flasin për këto vite .Në gjithë Komunën e Prizrenit  vetëm në fshatin Romajë të Hasit ka pasur “Vorre të krushqve” sepse atje thuhet se ishin takuar krushqit dhe u vranë deri tek nuset  që i kishin varret e ndara nga krushqit. Pleqtë tregojnë se kur janë prishurë  ato varre ka pasur eshtra dhe ajo që  ende flitet në këtë fshat ishin varret e nuseve që ende ishin ruajtë  flokët dhe  dhëmbët bashkë me disa stoli, Tani atu mbi ato varre  është shkolla, Por,thuhet se vetë banorët e  këtij fshati patën rezistuar shumë që mos të prishen këto varre, Por, pushteti komunistë nuk i kishte pyetur dhe i kishte kërcuar keqas, Tani në këtë  pjesë gjendet shkolla e vjetër e fshatit, Kurse nga  historia duhej se fshati  Romajë ishte njëri ndër  fshatra që kishte një histori të lashtë , këtu  thuhet ka kaluar rruga në këtë “Via Egnenatia”  dhe  këto varre të thuash se ishin në  llojë dëshmie, Sepse  përmes kësaj rruge  lidhej  Tropojë e ng aty Shkodra.

Mest. Edhe sot vazhdon tradita që krushqit të  thejnë rrugë
              Kur ndodhte që të kishte dy dasma në të njëjtën ditë dhe karvanët e krushqve, bashkë me nusen kryqëzoheshin me njëra-tjetrën, askush prej tyre nuk hapte rrugë, se dasma i vinte ters, e veç të tjerash, hapja e rrugës do të ishte dhe një ulje për fiset që lëshonin fill në këtë mes. Lidhur me këtë zakon, ka dhe shumë legjenda, sipas së cilës, në disa fshatra në këtë anë  si Romja  , Rogovë  e  Hasit ekzistojnë disa varre, të cilat quhen “Varret e Krushqve”. Nuk dihet me saktësi nëse legjenda ka lidhje me të vërtetën, pasi këto kërkojnë kohë më të gjatë investigimi dhe punë shkencore, por ajo që na thanë, është se kishte ndodhur që në atë zonë, një ditë të bukur, dy karvanë dasmorësh që çonin nuset për në shtëpinë e dhëndrit janë përballur dhe asnjëra palë nuk tërhiqej prapa, askush nuk donte të hapte rrugë, gjë që solli një tragjedi dhe i ktheu dy dasma në dy varreza të mëdha .Pastaj  për  këto varre  banorët  kishin trashëguar edhe një  si  lutje pranë këtyre varreve, kështu  aty historia  tregonte së së fundi ishinn vra  duke  quajtur e duke mos  u hasmura por duke u përqafuar edhe dy nuset që nuk njiheshin, Prandaj  varret e tyre deri në  prishje   për këtë anë  kanë shërbyer edh  si varre të mira  si barre ku  vendoseshin edhe ndonjë nesër  për dashuri  që nusja ti dojë të familjes , Pastaj  ishte një si rregull që para këtyre gurëve të vendosej ndonjë dhuratë  e vogël ku kalimtarët nevojtarë edhe mund ta merrnin. Pleqë të këtij fshati tregojnë për “Kosova sot” se  kjo ishte edhe arsyeja që  dasmat bëheshin  të thuash me marrëveshje  të fshatit, pastaj edhe  të fshatrave  fqinje, Ngase asesi nuk kanë dashur që krushqit të takoheshin, Bile edhe sot e kësaj dite  tregon  prof dr  Çoçaj. Krshqit jo vetëm në Has por kudo e  thejnë  rrugën, Ngase ka mbetur traditë e vjetër që thyerja rrugës së kryshqve  ishte respekt për palen tjetër  që mos të takoheshin. Meqenëse këto lloj përplasjesh mund të ndodhnin për shkak se dasmat mund bëheshin midis dy familjeve nga zona tepër të largëta me njëra-tjetrën,e gjithashtu, dasmat zhvilloheshin në muajin e vjeshtës, atëherë, gjithkush nga shtëpia e dhëndrit që shikonte për së largu në horizont, karvanin me krushqit dhe nusen hipur në kali teksa arrinin shëndoshë e mirë, jepte lajmin duke qëlluar në ajër. Krismat më tej pasoheshin nga dhëndri, që donte të tregonte se tashmë nusja dhe karvani, ishin të sigurtë nën mbrojtjen familjes së tij.

Varret e krushqve ishin më të mëdha se të zakonshmet  për shenjë respekti
             Një vend tjetër i rëndësishëm “Vorret e Mëdha”, siç quhet nga banorët e saj,kryesisht ato ishin varre krushqish, sepse  gjithmonë supozohej se dikur njerëzit ishin më të gjatë dhe se  varrimi i krushqve  gjithmon ka ndodhur me  rroba  e shpesh  bile edhe me kalin nëse ai është  vra.Dy janë ritualet, përkushtimet dhe nderi që u bëhen të vdekurve. Ritualit me nderime me gurë të mëdhenj pa përshkrime dhe ritualet me përshkrime. Është shumë i rëndësishëm përshkrimi që hasim në këta dy ekzemplarë të gurëve, yjet, bërthama, shenja të origjinës, lindja, brezi dhe kthimi në tokë, në bërthamën prej nga edhe kemi dalë. Në të dy gurët e varrezave thuhet se ishin shenjat dhe simbolet që kufizoheheshin në lutje. Ritualet e varrimit në këtë kohë shënojnë pikën më të lartë të respektit ndaj anëtarëve të atij  gazmendi siç  ishte dasma. Prandaj, atëherë nuk lejohej që krushkë  të mos shkonin  fëmijë, por vetëm ata që ishin të zotët me luajë pushkën. Ngritja e varrezave madhështore me gurë të më-dhenj dhe me përshkrime tregon se ata  edhe pse  vriteshin  respektoheshin shumë.  Njohës i arkeologjisë dhe i kulturës së vjetër ballkanike, Shafi Gashi , fletë me respekt për  varret e këtilla, varret e  Romajës  dhe zbulimi i këtyre varreve të vjetra ishte pjesë e historisë së  gjithë  Hasit  dhe  Përdrinisë . Të vdekurit duhej të jenë varrosur bashkë me veshjet e tyre, pasi aty u patën  gjetur copa cohe, përmes të cilave shkonte gjilpëra e një fabule. Çdo varr kishte edhe ndonjë pjesë  bronzi, unaze,pao ndonjë  gjësend  që siç  duket ishin heshta   a[po   në fakt mund të thuhet armë e kohës së ngjarjes. Besimi tek këto varre ishte  si një mit dhe si një legjendë bashkë, banorët  kurr mbi këto varre nuk donin asesi të ngrinin ndonjë shtëpi apo ndonjë objekt  tjetër, Romajasit e patën respektuar këtë  pjesë  të  tokës si diçka  bukur të shenjtë, Ngase ato vorre  mendonim se ishin të  shenjta, kohën e atyre  vorreve nuk e dinim tregon  mixha  Din i cili edhepse ia kërkuam mbiemrin nuk na tha disa here . Ai tregon se ato vorre  ishin  të  thuash si shenjë i moçme, Prandaj bile të varret e nuseve shpesh gratë qonin nezëra për të mos pasur  kokëdhembje apo edhe  për të nderuar  vete ato vorre gjatë “Netëve të Mëdha” , Ato bile  dërgonin edhe ndonjë lugë hallvë apo ndonjë simit, Nuk ka pasur përkujdesje  të  veçantë dikush.  Por, ka ndodhur që kalimtarët po i zuri  vona uria apo edhe etja aty kanë gjetur ndoshta edhe bukë e ujë. Mirëpo  pushteti  komunistë këto varre  i  zhdukën dhe mbi ato ka ngritur objektin e shkollës, banorët kategorikisht patën kundërshtuar,por  nuk u morë parasysh kundërshtimi i tyre, Tashmë ato varre janë zhdukur dhe ka mbetur vetëm si pjesë e dikurshme e historisë së  kësaj pjese të fshatit. Varret e krushqve  vërtetë kanë  histori më shumë se një dhembje. Kurse  tani saherë në fshatra shkojë  për të marrë nuse e thyejnë rrugën e kjo tregon se sa shumë respekt janë njerëzit, Saherë  kalojnë  pranë atyre varreve edhe sot e kësaj dite njërzit  në heshtje po në një besim të çuditshëm  gjuajnë  monedha të imta  bekri apo gratë ndezin qirinj./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *