Jasharaj: Kurti po mundohet t’i përçajë sindikatat, u alivanosa nga deklarata e Elvis Hoxhës

Mësimdhënësit në Kosovë do të vazhdojnë grevën në afat të pacaktuar deri në plotësimin e kërkesave,, kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), Rrahman Jasharaj. Jasharaj ka folur për akuzat e rënda të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, për të cilin thotë se i kanë shkaktuar madje edhe telashe shëndetësore. Jasharaj ka drejtuar akuza në drejtim të Qeverisë Kurti, për të cilën thotë se po mundohet t’i përçajë sindikatat.
Ai tha se qeveria në vend të dialogut, po humb kohë e orë duke shëtitur nga një komunë në tjetrën, duke vizituar ndonjë shkollë.
Jasharaj tha se janë në pritje të dialogut dhe se deklaratat e Kurtit nuk do ta zmbrapsin.
“Po të dojë Qeveria, që sot ta thërras kryetarin Hukolli dhe Këshillin Grevist, nëse unë jam një njëri i padëshiruar unë nuk shkoj. Jam i gatshëm që të takohem, por nëse shihem si pengesë nga pala tjetër, ka djem e vajza që udhëheqin për mrekulli sindikatën, veç le të fillojë dialogu. Po nuk ndodhi kështu, atëherë greva do të vazhdojë sepse ky është vullnet i anëtarësisë i jo vetëm i SBAShK-ut, por edhe i sindikatave tjera”, u shpreh Jashari.