Jasharaj: Një MASHT serioz s’do ta përsëriste gabimin e vitit të kaluar, nxënësit s’do të ndihen të barabartë
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, në një intervistë ka thënë se viti i ri shkollor rrezikon të fillojë sërish me probleme, “pa fajin e SBASHK-ut dhe të mësimdhënësve”.
Ai ka thënë se ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që t’i sigurojë tekstet e reja nga klasa e parë deri në të nëntën, për t’i shmangur dallimet mes nxënësve. Kësisoj, sipas Jasharajt, një tekst i ri do të ishte një dhuratë e shtetit për nxënësit dhe fillimin e mbarë të vitit shkollor.
Megjithëse ende nuk i ka shifrat e sakta, Jasharaj ka thënë se komunat e vogla i kanë “disi të shuara libraritë” dhe se qytetarët në këto komuna orientohen në komunat e tjera më të mëdha për t’u pajisur me libra.
Sipas kryetarit të SBAShK-ut, po të ishte hera e parë, do t’i falej MASHT-it, por, duke parë se çfarë
“Unë i kam kërkuar zëvendësministrit Taulant Kelmendi që nëse qeveria nuk ka para për laptop ose projektorë, të sigurohen të paktën tekste të reja nga klasa e parë deri në të nëntën, për të shmangur dallimet dhe për të mos e ndjerë keq nxënësin që merr tekstin e vjetër. Le të jetë një tekst i ri si një dhuratë e shtetit për fillimin e mbarë të vitit shkollor. Nuk është bërë kjo, dhe për pasojë viti shkollor do të fillojë me probleme, pa fajin e SBASHK-ut dhe të mësimdhënësve. Ata do të ndihen shumë keq duke parë që një pjesë e nxënësve nuk arrijnë të kenë tekste, dhe do të jenë në mëdyshje nëse të fillojnë me shpjegimin e njësive të reja apo të presin. Nëse presin, procesi mësimor do të dëmtohet dhe nuk do të realizohen të gjitha objektivat”, u shpreh Jasharaj.
“Po të ishte hera e parë, do t’i falej MASHT-it, sepse mund të kishin menduar se do të dilte puna më mirë. Por, duke parë se çfarë ndodhi vitin e kaluar, një MASHT serioz nuk duhet ta bënte përsëri gabimin e vitit të kaluar”, ka thënë ai.