Java e ardhshme në Kosovë me shi dhe borë
Java e dytë e dhjetorit në vendin tonë do të jetë me të reshura shiu dhe erë, kurse në vise të larta malore edhe me borë.
Sipas Prishtina Weather, hapja e korridorit nga Atlantiku përgjatë Mesdheu sjell mbi rajon depërtimin e cikloneve të cilat do të kushtëzojnë gjatë javës në vijim një mot shumë dinamik, me të reshura shiu, por edhe me erëra, e në vise malore edhe me borë. Ndërkohë depërtimi i masave më të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të mbajë temperaturat pak më lartë mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore.
Një sistem frontal i ciklonit që është formuar mbi Itali, gjatë natës dhe ditën e nesërme kalon edhe mbi vendin tonë, që parashihet të sjell reshje të konsiderueshme shiu. Intervale me shi më pas pritet të ketë edhe ditën e mërkurë, me mundësi edhe për të enjten. E në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit priten sërish reshje shiu.
Ditëve të para të javës qetësimi gradual i erërave mund të rrisë koncentrimin e ndotësve ajror, ku indeksi i cilësisë së ajrit do të kaloj edhe në vlera të dobëta, e ditën e mërkurë, me mundësi për qarkullim më të madh ajror, cilësia e ajrit zbret edhe në vlera të mjaftueshme, vende-vende edhe të mira.
7.12 – Kryesisht vranët, paradite me shi. Erërat do të qetësohen. Ditën mundësi për reshje lokale shiu. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Në vise malore priten edhe reshje bore.
8.12 – Pa të reshura, me vransira, e gjatë ditës intervale me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull ose vransira të ulëta.
9.12 – Kryesisht me vransira dhe erë. Ditën kohëpaskohe me reshje lokale shiu, e në vise malore me borë.
10.12 – Kryesisht me vransira, pasdite me mundësi për riga lokale shiu