Jep dorëheqje drejtoresha e Klinikës Infektive

0

Drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Ajazi-Berisha ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Ajazaj-Berisha ka dhënë dorëheqje gjatë ditës së djeshme.

Dorëheqja e saj ka ndodhur për shkaqe personale.

Dr. Lindita Ajazi-Berisha ishte emëruar në këtë pozitë në vitin 2019 si ushtruese e detyrës, pas pensionimit të ish-drejtorit Hamdi Ramadani. Ajo ka udhëhequr Klinikën Infektive prej fillimit të pandemisë Covid-19. Klinika Infektive gjatë pandemisë ka qenë fronti kryesor për trajtimin e pacientëve të sëmurë me Covid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *