Jeta kalon, kujtimet mbesin!

0

Në  kujtesën e ish komandantëve  betejat  e lirisë   kujtohen si një   epizod  I krenarisë , Zafir Berisha, ish komandant  I Vërrinit  evokon një  nga ato beteja .“Para 22 viteve, me 7 korrik 1998 gjatë një aksioni që kishim ndërmarrë jashtë zonës së lirë të UÇK-së, së bashku me Lumni Berishën-Hanci dhe Besmir Shalën bie në pritë të forcave serbe, ku pas më shumë se 4 orë luftimesh me forcat serbe që u zhvilluan te vendi i quajtur “Laku Billushës”, ata (forcat okupuse serbe) me humbje të mëdha dhe të turpëruar u detyruan të zbrapsen nga kishin ardhur.

Luftimet e 7 korrikut mobilizuan edhe më shumë djemë e vajza të Komunës së Prizrenit në radhët e UÇK-së, të cilët më 16 korrik (dhe shumë beteja tjera) do t’i përballojnë me sukses luftimeve që u zhvilluan në Tusuz, Hoqë e Qytetit dhe te Laku i Billushës, ku në këtë betejë me një pjesë të Policisë Ushtarake dhe disa ushtarë të Kompanisë së fshatit Kushtrim (Billushë) në vendin e quajtur Kullat e Hoqës arritëm t’i dalin nga prapa forcave të armikut dhe me një sulm të furishëm i detyruam këto forca, që në panik dhe me humbje të ikin drejtë Prizrenit, për të vazhduar edhe shumë beteja dhe aksione kundër okupimit serbë në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Forcat serbe organizuan njësitet elite të tyre që me çdo kusht të më likuidonin, duke ngritur kurthe dhe prita të ndryshme, të cilat u treguan të pasuksesshme.

Lufta për lirin e Kosovës vazhdoj me shumë beteja në Prizren e kudo në Kosovë deri në çlirimin e plotë të vendit me 12 qershor 1999.

Me respekt i kujtojë gjithë ata luftetar trima disa prej të cilëve sot janë heroi të Kosovës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *