Jeta ndryshon-Nga Mimoza Panahori XHINDI

Jeta është një rrjedhë energjie — herë e qetë, herë e furishme. Ajo ndryshon vazhdimisht, duke na dhënë momente gëzimi dhe dhimbjeje, dritë dhe hije. Nuk ka një trajektore të pandryshueshme, sepse gjithçka që përjetojmë është pjesë e saj:
E bukura dhe e vështira, ndjenja dhe përplasja.
Brenda nesh, jeta zhvillohet në nivele të padukshme: substanca të panumërta, grimca neurologjike që krijojnë ndjesi, mendime, emocione. Ka ditë kur këto grimca janë të mbushura me lumturi, kur gjithçka duket e mundur. Por ka edhe ditë kur gjithçka tronditet, kur pasojat e lëndimeve — fizike apo shpirtërore — krijojnë çrregullim, shqetësim, stres.
Kjo është jeta. Ndaj, mos e prit që të jetë perfekte. Pranoje ashtu si vjen dhe shijoje në maksimum. Jepi vetes doza të shëndetshme , por për mirë — për pak qetësi shpirtërore, për përvoja që ushqejnë shpirtin dhe mendjen.
Sepse nëse i dorëzohesh vetëm stresit e dhimbjeve, ato mund të hapin rrugën për sëmundje të cilat nuk i shëron as koha, as ilaçet. Janë plagë të shpirtit, dhe për to shpëtimi vështirë se gjendet.
M.Xhindi