Jeta Statovci e GUXO: Vuçiqi është fatkeqësi jo veç për Kosovën por për krejt kontinentin Evropian
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci ka thënë se një president si Aleksandar Vuçiq është fat i keq jo vetëm për Kosovën si shtet fqinj, por për tërë kontinentin evropian. Sipas Statovcit, ai bën nxitje për luftë e vdekje edhe për fëmijët 12-13 vjeç.Përmes një postimi në Facebook, Statovci ka thënë se Vuçiq ishte shërbëtor i kriminelit Millosheviq në kohën e luftës në Kosovë dhe nuk ka kursyer as fëmijët nën 5 vjeç.“Një President si Vuçiq, që bën nxitje për luftë e vdekje edhe për fëmijët 12-13 vjeç, është fat i keq jo vetëm i Kosovës si shtet fqinj, por edhe për tërë kontinentin evropian. Kjo shpjegon përse ky shërbëtor i kriminelit Millosheviq, shërbeu si Ministër i Propagandës në kohën e luftës në Kosovë, ku nuk u kursyen për vdekje as fëmijët nën 5 vjeç.” – ka shkruar Statovci. Ajo gjithashtu ka thënë se një kriminel merr hov në kohë krimesh dhe sipas saj serbët në Kosovë janë më të lirë se në Serbi dhe kjo i pengon Vuçiqit.“Kjo shpjegon edhe faktin sa shumë e ka humbur rrugën e tij, duke ushtruar dhunë në Kosovë, duke sfiduar NATO-n siç bëri dikur shefi tij, duke arrestuar policinë e shteteve fqinje dhe duke mos nënshkruar marrëveshjet për paqe. Një kriminel merr hov në kohë krimesh, koha e krimeve në Ukrainë po motivon Presidentin Vuçiq. Në Kosovë, serbët janë më të lirë se në Serbi, e kjo po i pengon Vuçiqit, sepse Kosova është demokraci, e demokracia është tmerri i çdo të çmenduri që i do edhe fëmijët në luftë”, ka përfunduar Statovci.