Joe Biden shpresa e fundit për ta bërë Republikën e Kosovës Shtet edhe ndërkombarisht.- Shkruan/ Av. Ruzhdi Gashi

0

                             Joe Biden shpresa e fundit për ta bërë Republikën e Kosovës Shtet edhe ndërkombarisht. Në të kundërtën, edhe Kosova edhe shqiptarët në rajon do të gjejnë rrugë të tjera për t’u bërë të lirë dhe të pavaruar, pa e lëshuar rrugën dhe miqësinë e përhershme me SHBA. Kosova po kalon momente të vështira në rrugëtimin e saj për të përmbyllur shtetndërtimin e saj në mënyrë që të hapën rrugët e zhvillimit ekonomik, luftimin e keqëqeverisjes, ndaljen e ikjeve të popullit nga vendi dhe kthimin e shpresës se, edhe në Kosovë mund të jetohet. Në këtë rrugëtim të gjatë e të vështirë, Kosova është përballur me shumë armiqë të saj të brendshëm dhe të jashtëm, por edhe injorantë e keqmenaxhues në Kosovë, gjithashtu kosovarë dhe ndërkombëtarë. Këtyre pengesave, iu janë bashkuar edhe faktorë të brendshëm dhe të jashtëm të cilët ishin kundër që Kosova të bëhej Shtet i Pavarur dhe Sovran dhe punonin dhe luftonin pa ndërprerë që, Republika e Kosovës të mos bëhej shtet dhe kështu të dështojë ideja dhe angazhimi i kosovarëve dhe i SHBA për Republikën e Kosovës për Shtet Sovran dhe të Pavarur. Këmbëngulësia, sakrifica dhe vetmohimi i pjesës më vitale të popullit shqiptar në Kosovë dhe jashtë saj, e udhëhequr nga UÇK-ja dhe përkrahja e NATO-s në përgjithësi dhe SHBA-e në veçanti, bëri që Kosova të çlirohej nga okupatori serb në vitin 1999 dhe të shpallë Pavarësinë e saj në vitin 2008. Edhe përkundër sukseseve të shumta të Kosovës në këtë rrugëtim të vështirë, të gjatë mbi 20 vjet dhe plot me pengesa, Kosova ka arritur zhvillim dhe përparim në shumë fusha, sidomos në krijimin e të gjitha institucioneve të saj shtetërore dhe ndërtimin e infrastrukturave themelore për jetën e qytetarëve, por nuk arriti që të përmbyll shtetndërtimin ndërkombëtarisht. Në këtë mënyrë, ndërkombëratët që e ndihmuan Kosovën në këtë rrugëtim për çlirimin dhe të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, dështuan në përmbylljen e shtetësisë së Kosovës dhe Kosova ende nuk është anëtare e BE, NATO dhe OKB. Fatkeqësisht, pengesa kryesore për këtë dështim është bërë Bashkimi Evropian me “pesëshën evropiane” që ende nuk e njohin Republikën e Kosovës Shtet të Pavarur dhe Sovran. Pa njohjen edhe nga ”pesëshja evropiane” Kosova mbetet peng i rrugëtimit të saj më tutje. Kulmi i pengesava të kësaj pjese të BE dhe injorantëve tjerë brenda dhe jashtë vendit, është kindapimi i presidentit Thaçi në rrugë për në SHBA në takimin me Presidentin Trump për marrëveshjen me Serbinë në qershor të vitit të kaluar, 2020 dhe ndaljen e këtij procesi të rëndësishëm për Kosovën në rrugën e saj të shtetndërtimit edhe ndërkombëtarisht. Kulmi i kulmit i të gjitha pengesave dhe veprimeve anti-Kosovë, është akti vandal ndaj Kosovës me ndërhyrjen policore të EULEX për kindapimin e kreut të UÇK dhe dërgimi i tyre për t’i gjykuar në Hagë sipas kërkesës së Serbisë, ish okupatorit në Kosovë. Me këtë veprim të padrejtë të BE, jo vetëm që u cenua ai pak sovranitet i krijuar në Kosovë, por mund të thuhet se, tani Kosova ka mbetur vetëm si një nocion gjeografik në prag të dështimit të plot për tu realizuar projekti për Shtet të Pavarur dhe Sovran. Si pasojë e sabotimit të BE për të pranuar Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran, mos liberalizimit të vizave si dhe mos zhvillimi ekonomik i Kosovës, vie deri te pakënaqësia e kosovarëve për këtë gjendje të keqe për të ardhur te një polalizim i skajshëm politik në mes të qytetarëve të saj deri në sharje, fyerje e linçime në mes veti. Kjo lojë e Evropës është tendencioze dhe e rrezikshme për të quar Kosovën në rrafshin e rrëshqitjes ka destabilizimi, jo vetëm i saj por gjithë rajonit. Ironia vazhdon edhe më tej, rrëzohen qeveritë njëra pas tjetrës dhe tani me datën 14 shkurt, kanë shpallur zgjedhjet për parlamentin e Kosovës dhe po pretendojnë që këto zgjedhje t‘i quajnë të lira dhe demokratike. Si mund të quhen të tilla kur këto mbahen në kohën kur kreu i UÇK dhe kreu i Shtetit gjendet në burg me kërkesën e Serbisë. Të frymëzuar nga ky terror ndaj çlirimtarëve dhe Kosovës, disa injorantë dhe butakë kosovarë, kanë qu krye dhe kanë rritë volumin për fyerjen dhe sharjen e UÇK dhe udhëheqjes së saj, dhe bërtasin “hajde matemi se kush do të fitoj”. Kjo i ngjanë vitit 1988 ku Kosova ishte nën okupimin serb dhe zhvillohej lufta në mes të UÇK dhe ushtrisë serbe, kurse disa politikanë mbanin zgjedhje parlamentare e presidenciale për Kosovën e okupuar. Pra mateshin se kush po fiton. Turp ishte atëherë, turp është edhe sot. Megjithate, shqiptarët këtu kanë qenë dem baba dem dhe kështu do të vazhdojnë në rrugëtimin e tyre për liri dhe pavarësi deri në antarësim në BE, NATO dhe OKB. Tani në këtë kohë kur po e shkruaj këtë shkrim, dje është bërë inagurimi i Presidentit të 46 të SHBA Joe Biden. Joe Biden, një demokrat dhe mik personal i shqiptarëve në përgjithësi dhe i UÇK dhe krerëve të saj në veçanti. Joe Biden, shpresa e fundit për Kosovën dhe qytetarët e saj për ta përmbyllur shtetndërtimin e Republikës së Kosovës për antarësimin e saj në BE, NATO dhe OKB. Jeo Biden, shpresa e fundit për t’i larguar nga qafa këta çakej dhe kundërshtarë të Republikës në përgjithësi dhe UÇK dhe krerëve të saj në veçanti. Joe Biden, shpresa e fundit që të realizojë marrëveshjen ekonomike me SHBA e nëshkruar në Uashington me 4 Shtator 2020, dhe në këtë mënyrë që, SHBA të marrin përsipër edhe zvillimin ekonomik në Kosovë, pasi që BE ka dështuar edhe në këtë drejtim në Kosovë, ashtu siç ka dështuar në njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe në dialogun me Serbinë. Joe Biden, shpresa e fundit për të ndërhyrë në arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë dhe mbylljen e konfliktit mbi njëshekullor serbo-shqipar dhe të krijohen kushte për një rajon të qetë, demokratik, i integruar në strukturat euroatlantike dhe për të hapur rrugë për zhvillim dhe prosperitet për gjithë rajonin, edhe për shqiptarët dhe Republikën e Kosovës në veçanti. Për të përmbyllur këtë shkrim, dhe për të dhënë përgjigjjen e drejtëpëdrejtë në pyetjen tuaj për zgjedhjen e Joe Biden President i SHBA dhe roli i tij për Kosovën, mendoj se, Joe Biden, edhe si mik i shqiptarëve, i Republikës, i UÇK dhe demokrat i madh, mendoj që, është shpresa dhe mundësia e fundit për Kosovën dhe popullin e saj që, Republika e Kosovës të bëhet edhe ndërkombëtarisht Shtet i Pavarur dhe Sovran. Në të kundërtën, edhe Kosova edhe shqiptarët në rajon do të gjejnë rrugë të tjera për t’u bërë të lirë dhe të pavaruar, pa e lëshuar rrugën dhe miqësinë e përhershme me SHBA/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *