Johnson njofton për mbylljen totale të Britanisë së Madhe

0

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka bërë të ditur se Anglia do të hyjë në izolim total nga mesnata e datës 5 janar (të martën), transmeton Insajderi.

Siç njofton Johnson masat e reja vijnë si pasojë e asaj që sistemi shëndetësor rrezikohet që të mbingarkohet nga rastet e të infektuarve me Coronavirus.

“Është e qartë se ne kemi nevojë që të bëjmë më shumë për të sjellë nën kontroll këtë variantin e ri”, është shprehur Johnson.

“Kjo nënkupton se Qeveria ju udhëzon përsëri për të qëndruar në shtëpitë tuaja”, ka shtuar ai në adresimin e tij.

Izolimi kombëtar në Angli pritet që të zgjasë deri në mes të shkurtit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *