Ju dha lamtumira e fundit Heroit të heshtur Lumni Lushaj nga disa mijëra  qytetearë e zyrtarë të lartë  të shteteve  Kosovë, Kroaci e Shqipëri

              Sot, me dhembje të madhe  iu dha lamtumira e fundit Heroit të heshtur të punëve të mëdha siq thanë sot, me rastin e varrimit  të  Lumni Lushaj, Në mbledhjen  komemorative të organizuar nga krzetari I komunës së  Prizrenit Shaqir Totaj., ku morën pjesë disa qindra  përsonalitete  dhe salla  kulturës  në  Gjonaj ishte e vogël për ti pranuar të  gjithë, Në këtë komemoracioin ishin  përfaqësuesë të  shteteve të Kosovës  deputetë ish deputetë , përfaqësues  nga  Kroacia  nga  Qeveria  Kroate nga  Shqipëria atasheu  ushtarak , kleri fetar e shumë pjesëmarrës  nga  gjithë  hapësira  shqiptare, Fillimisht  këtë komemracion e hapi  kryetari I degës  së PDK për Has  Adem Morina, për tia dhënë  fjalën  kryetarit të komunës së  Prirenit Shaqir Totaj, i cili  duke  folur  në mes tjerash tha se  Lumi miku im ,ishte  tepër i madh në veprime e ishte Hero i heshtur, që pati  strategjin e luftës dhe paqës ,Në emër të  Veteranëve të luftës  lamtumirën e fundit  bashkëlufëtarit  të UÇK-së ia dha  kryetari i Shoqatës së  Veteranëve në Prizren Isa Berisha. Kurse  delegacioni  i ardhur nga Kroacia me këtë rast ka folur z, Barabariq duke kujtuar  meritat e Lumni Lushaj si një nga përsonalitet e mëdha të kombit shqiptare e inderuar I veçantë I Kroacisë. Derisa ish ambasodri I Shqipërisë në  Zagreb Pëllumb Qazimi ka ndarë disa  evokime për punën e madhe që ka bërë Lumi me ushtrinë shqiptare  të Kroacisë  për të ndihmuar Kosovën . Për figurën e  Lumni Lushaj ka folur edhe deputeti  Ferat  Shala I cili tha se ai ishte strateg I heshtur i punëve të mëdha mik i Hashim Thaçit e Kadri Veselit ishte  gjithëçka  që  është quajtur liri. Kurse për veprën dhe  jetën e Lumni Lushajt foli Nexhat Çoçaj I cili tha ai ishte hero, humanist e mbi të  gjitha atdhetar i paepur për liri. Për babin e sajë me emocione të veqanta   foli edhe e bija Diellëza e cila tha si Babi ishte hero dhe  ishtë  i të  gjithëve. Shaqë Lushaj, vëlli i Lumit ,falenderoi  të  gjithë  pjesëmarrësit në këtë ceremoni lamtumirëse  .Pas kësaj mijëra  qytetarë  morën pjesë në  ceremoninë e  varrimit përderisa  pas ritit fetar për herë të fundit u nda miku i tij i jetës  Gjeneral Hisen Berisha. Ku pastaj filloi  varrimi i bërë me ceremoni ushtarake nga ushtarët e FSK-së, sepse  ai ishte veteranë  i UÇK-së. Emri I Lumni Lushaj  do të mbetet  gjatë në kujtesën e  mijëra  njerzëve sepse ai ka bërë shumë për të  gjithë  e më shumti për lirinë e Kosovës./QendraPress/