Ju prezantojmë poeten: Nurie Baduni

0

 Djali që mbeti ëndërr

Andi e quajtëm,

Djalin qē kurrë nuk na erdhi.

Hipi në urban,

E zbriti në stacionin e parë,

Për të mos mbërritur tek ne.

Mbeti ēndërr,,,

Tek nxënësit e mi

E shihja shpesh…

E quanin Anxhelo, Igli, Xhoni apo Endi,,,

Për të gjithë të njëjtën gjë ndjeja,

Si të ishte Andi im,,,

Igli: “Kur qesh ti, çelet natyra”

Nga goja e vogēl doli kjo perlē.

Shpirti i tij ishte vetë pranvera,

E bota e madhe fēminore,

Qē quhet sinqeritet.

Anxhelo, me sytë e thellê e blu si deti,

Gjithë embēlsinē shkrirë brenda kishte,

Më merrte, mē mbyste e prap mē rinxirrte,

Magjik në gjithshka mendja i fliste.

Xhoni, topolak, inteligjent pooor,

Dhe paaaaskëz agjent.

Asgjë nuk i shpëtonte, kërkonte,

Mbillte e korrte ide e suksese,

Kokën në bark ma ngulte, mbeshteste.

Një pakt dashurie vendosur nē heshtje.

Endi, eh ç’lozonjar me dije plot ar,

I shkathët, i dlirë si agu në të gdhirë.

Llafazani më i ëmbël në botë,

Të gjithë i sillte rrotur por i donte fort.

Tani janë djem tē rritur e bërë azganë,

Por për njeri tjetrin mbartim mall.

E sigurt jam te kjo që them, si ujët që pi,

Askush nuk harron portën e dijes,

Dhe bregu, anijet e ankoruara në gji.

N. Baduni 13.12.2005

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *