Ju prezantojmë poeten;Fatime KALIMASHI

0

GJUHA E FJALËS

Sa herë që flasim gjuhën e fjalës

Flasim pastër dhe shpirtërisht

Ajo është gjuha e zemrës

Edhe kur shkruajmë në gegnisht

Sa herë flasim gjuhën e besës

Flasim ëmbël prej dashurisë

Ajo mbetet gjuha e shpresës

Edhe në qoftë e shkruar gegnisht

Është një gjuhë që na bashkon

Dhe një besë që na jep nder

Edhe kur shkruajmë në gegnisht

Gjuha e fjalës mbetet përherë

Nëse një ditë ngelem pa fjalë

Do ta përdor gjuhën në heshtje

Unë do të lexoj në sytë e tu

Ndërsa ti lexo në buzëqeshje

FK

18. 7. 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *