Ju prezantojmë poeten:Prenda Sejdia
MALLI QË SHPIRTIN DJEG
————————————
As qielli më nuk është qelibarë
Reugët boshatisur po ikën dhe kjo ditë
Eh ai malli që shpirtin djeg e përvëlon
Fati bredharak mori gjithë ç’gjeti
Dekadat pikojnë mbi rrudha të ballit
Ditët krejt të zbrazura qyteti bosh mbeti
Këto hapësirat e pafundme të moskthimeve
Gjeografia e shtrirë lindje perëndim
Malli dhuron dhimbje deri në skutat periferike të shpirtit
E largët zanafilla e të sotmes plagosur
Efekti i fjalës mushkëritë ka infektuar
Bashkë me të bartet dhimbja
Kjo kohë e dyzuar mes paqes e mashtrimit
Stresi hedh valle në çdo vatër a shtëpi
Për filizat e shpirtit që moteve mërguan
Ndër dekada e shekuj seç u rropatëm
Dhe botës iu bëmë jehonë
Nëna e qan shtëpinë dhe vatrën