Ju prezentojmë poeten e sukseseve: Fatime KALIMASHI

0

NUK JAM E KOMPLETUAR

Unë s’jam e kompletuar

As në llafe as në të shkruar

Më pëlqen shumë thjeshtësia

Aty fshehur struket bukuria

Unë s’jam e komplikuar

As në fjalë as në muhabet

Asgjë s’më ikën pa e kuptuar

Përveç gjërave që iu shmangem vet

Unë lexoj vetëm në sy

Nuk besoj në llafe shumë

Unë ndjej në frymëzim

Ajo ndjenjë më jep kuptim

Unë besoj në ndjenjat e mia

E dëgjoj zërin nga zemra

Pyes ndjenjën nga është e mira

Dhe vendos çka më thotë mendja

FK

­­­­­­­­­­­­­­­

UNË DHE GOTA

Të dyja bashkë qëndrojmë heshtur

Kur i flas ajo më buzëqesh

Unë e mbush me verë të kuqe

Ajo bëhet sikur më flet në vesh

Herë pas here e mbush prapë me verë

E pi me qejf dhe me shumë mall

Dhe dehem ndonjë herë

Shumë mendime më vijnë vërdallë

Sa herë pi me ty dëfrehem

Je e vetmja që më bën shoqëri

Për një gotë sa herë unë dehem

Qejfin vetes ia bëj sa herë e pi

Eh! Gotë me verë me kënd ke punë

Sa herë të mbush më shumë të dua

Sa herë të pi them mos qoftë e fundit herë

Se prapë dua të të shoh mbushur me verë

FK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *