Ju prezentojme poeten;Lule Alidema

0

Vlerëso atë që ke…

Shpesh njerëzit gabojnë,

nuk dijnë në kohë të vlerësojnë,

mbase u ikën nga duart,

kthehen e kërkojnë…

E kishe rreth vetes,

pse nuk e vlerësove,

apo ndoshta gabimin që bëre,

nga humbja e mësove…

Një herë të vjen rreth e rrotull,

bëhu syçelë vepro në kohë,

po të iku nga dora,

më vonë kot veten mallkon…

Abuzove ti me të,

aspak vlerën nuk i’a dijte,

prandaj ajo që ke e nuk vlerëson,

ashtu siç vjen edhe shkon…

Poçëse ti nuk e vlerësove,

tjetër kush din të vlerëson,

prandaj vepro në kohë,

sepse më vonë kot e kërkon…

Ikin gjërat shpesh nga dora,

pakujdesia ka një qmim,

sigurisht do t’a paguash,

me pendim-vuajtjet e tua….

Ajo çka shitet më nuk blihet,

sepse tashmë bleu dikush tjetër,

e ytja gjithmonë do mbetet,

të pajtohesh me realitetin…

Lule Alidema

07.07.2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *