Ju që pini Coca Cola të Serbisë, …..uji i tyre mund të jetë përzier me gjakun e shqiptarëve

0

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, si dhe parandalimi i këtij krimi.


Në këtë seancë e ka marrë fjalën edhe Lush Krasniqi nga shoqata 27 prilli, dëshmitar dhe përjetues i masakrës së 27 prillit 1999 ku u vranë 27 civilë shqiptarë. Ai ka thënë se nga familja ka të zhdukur dy vëllezër dhe axhën.

Lushi ka thënë se është zhgënjyer me institucionet e Kosovës lidhur me temën e të pagjeturve, shkruan Reporteri.

Ai ka thënë se ende nuk ka një shifër të saktë për numrin e të vrarëve gjatë luftës në Kosovë e le më të flitet për përjetimet e tyre.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për konsumimin e produkteve serbe në Kosovë, derisa është shprehur se me gjakun e shqiptarëve të vrarë në fushën e Batajnicës mund të jetë përzier me ujin që del nga aty.

“Bizneset tona të pista na detyrojnë të pimë qumështin dhe Coca Colën që shkruan “Batajnicki Drum”.

“Ju që pini Coca Cola shikojeni mirë Batajnicki Drum dhe mendoni që ata gjak të shqiptarëve që është tretur në fushën e Batajnicës dhe uji që është marrë nga ajo fushë me siguri do të jenë përzier”, u shpreh ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *