Jufkat ushqim nga tradita-Shkruan;Çerkin Bytyçi
Jo që nuk ka makarona nga të gjitha llojet, por jufkat, nga dëshira për të kultivuar traditën e gatimit për dimër. Ani kur jufkat servohen të nxehta dhe shërbehen me djath të Sharrit, s‘ka ushqim më të mirë, jo vetëm në ditët me borë. Duke i shpalosur jufkat dhe duke i tharë ato, kujtimet kthehen në të kaluarën e largët kur mungonte çdo gjë. Loket dhe nënat tona, gratë e lagjes e të fshatit, të organizuara sëbashku, i përgatisnin jufkat dhe tërhanën dhe këto ishin me bollëk sa për të mos menduar se do të kemi apo jo ushqim. Ve kishte mjaftueshëm por çumshtin që mungonte, e siguronin zemërgjerat, bujaret, fisniket e lagjes, Sha Xhaferit Lushit, Sha Akis Ymerit, pastaj edhe Sha Osmanit Azës, Sha Dinës Hysenit e bëmirëset tjera të fshatit (Zoti i mëshiroftë).
Prandaj, jufkat, edhe në dimrin që vjen, do to shijohen me ëndje./qendrapress.com/