Ka filluar realizimi i projektit “Pjelloria e tokës”, që këtë vit është planifikuar të bëhen analiza në fshatrat e Podgurit dhe Zhupës.
Tani e sa kohë Drejtoria e Bujqësisë e ka filluar këtë projket duke bërë matje të analizave të tokës si në Përdrini e tani edhe në rrethe tjera, drejtori Bexhat Bytyçi, mendon se ashtu do të arrihet edhe rezulatate më të mira.Ky projekt implementohet nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ku analiza agrokimike do të kryhet në 2000 mostra të dheut dhe do të rekomandohet për përdorimin e plehrave, që janë mjeti më efektiv për zhvillimin dhe përmirësimin e prodhimeve bimore.
Komuna e Prizrenit njihet për tokë pjellore dhe traditë bujqësore, ndërsa, ne do të vazhdojmë t’i mbështesim bujqit dhe veprimtaritë e tyre. Kurse kjo drejtori ka bërë subvencione të shumta për bujqësi.