Ka ikur në amshim Engjëll Çeta, veprimtar e avokat i palodhur për lirinë e Kosovës
Në moshën 86 vjeçare mbrëmë,ka ikur në amshim njeriu që për një jete të tërë ishte në shërbim të atdheut, Engjëll Çeta. Ai ishte kryetar i Gjykatës Themelore në Prizren pas lufte pastaj gjyqtarë e së fundi avokat, Engjëlli ishte anëtarë i Kryesisë së LDK-së dhe sekretar i Degës së LDK-së në Prizren për një kohë të gjatë dhe veprimtar i palodhur i çështjes atdhetare .Ka qenë kryetar i Shoqatës ‘’Nëna Terezë’’ duke i shërbyer atdheut në kohë të vështira dhe duke u ndihmuar mijëra familjeve me gjendje të rëndë ekonomike, Pastaj ishte avokat e ku ishte edhe kryetar .Engjëll Çeta, ishte njëri nga veprimtarët e parë të SHKA’’Agimi’’ në Prizren, ku edhe ka shërbyer i palodhur për traditën dhe për kulturën e këtij qyteti. Veprimtaria e Engjëll Çeta, ka qene e gjithanshme dhe kudo që ka shërbyer ka shërbyer me nderë e shuam respekt për popullin e tij, Ai ka pasur një jetë të bujshme sepse gjithmonë ishte në krye të shumë betejave për të luftuar për lirinë e Kosovës,. Sot , me nderime ai varroset me 27 tetor ,ne varrezat e qytetit te Prizrenit/ qendrapress.com/